Pistorius: Objektivi NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen, i pamjaftueshëm
Ministri gjerman i Mbrojtjes në largim, Boris Pistorius tha dje se shpenzimet e mbrojtjes ekuivalente me 2% të prodhimit të brendshëm bruto ishin të pamjaftueshme dhe se 3% ose më shumë ishin të nevojshme në varësi të rrethanave.
Deklarata e Pistorius erdhi gjatë një vizite në kantierin detar “ThyssenKrupp Marine Systems” (TKMS) në Wismar në bregun verior gjerman. Kompania është furnizuesja kryesore e nëndetëseve.
“Më shumë duhej shpenzuar për mbrojtjen”, tha Pistorius.
Ka pasur një debat të gjatë në Gjermani për shpenzimet e mbrojtjes, ku vendi ka shpenzuar prej kohësh më pak se objektivi prej 2% i NATO-s deri vitin e kaluar.
Pistorius tha se NATO ishte më e shqetësuar se cili vend do të siguronte sa brigada dhe sa njësi detare sipërfaqësore dhe nëndetëse.
“Avionët, forcat tokësore, teknologjitë kibernetike – këto janë pyetjet që po bëhen tani”, tha ai, duke shtuar se kërkesat e NATO-s drejtuar vendeve anëtare – tani duhet të përmbushen brenda një kohe të caktuar në mënyrë që të arrihet objektivi i plotë për mbrojtjen.
“Kjo është masa drejt së cilës duhet të orientohemi dhe kur duhet te shpenzojme 3% ose më shumë të PBB-së. Qëllimi është në fokus”, tha ai.
Gjermania do të zhvillojë zgjedhjet më 23 shkurt.