PETA kërkon që të gjithë meshkujt që hanë mish tu ndalohen të bëjnë seks

PETA kërkon që të gjithë meshkujt që hanë mish tu

Burrat që hanë mish duhet të ndalohen të bëjnë seks, ka deklaruar organizata për mbrojtjen e kafshëve People for Ethical Treatment of Animals (PETA).

Ata pohuan se konsumimi i salsiçeve dhe produkteve të mishit është një simptomë e 'mashkullaritetit toksik' që po çon në shpërbërjen e planetit Tokë.

Divizioni gjerman i PETA-s specifikoi kërkimin nga revista shkencore PLOS One, i cili ilustroi se burrat shkaktuan 41% më shumë emetime të gazeve serrë sesa gratë, kryesisht për shkak të burrave që konsumonin më shumë mish.

Për shkak të gjetjeve nga PLOS One, PETA që atëherë ka kërkuar një ndalim të seksit për të gjithë burrat që hanë mish dhe u ka kërkuar femrave që të hyjnë në grevë seksi për të shpëtuar botën.

Daniel Cox, udhëheqës i ekipit të fushatës për PETA Gjermani tha se ata janë baballarët e periferisë me shishe birre dhe me Barbecue.

“Tani ka prova shkencore që mashkullariteti toksik dëmton edhe klimën. Për të gjithë baballarët që ende hanë mish dhe ende duan fëmijë me një të ardhme të qëndrueshme në një planet të jetueshëm, ju rekomandojmë të ndryshojnë stilin e jetesës duke u bashkuar me programin tonë falas Veganstart.”

EMISIONET