Pësoi arrest kardiak gjatë fluturimit, stjuardesi humb jetën në ajër

Pësoi arrest kardiak gjatë fluturimit, stjuardesi humb jetën

Një stjuardes ka vdekur tragjikisht pasi pësoi një atak në zemër në ajër gjatë një fluturimi nga Bahreini në Paris.

Stuardesi Yasser Saleh Al Yazidi u sëmur në fluturimin GF-19 të Gulf Air, i cili u nis nga Bahrain International në orën 1:40 të mëngjesit të së martës për në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.

Pilotët u detyruan të bëjnë një ulje urgjente në Erbil në rajonin e Kurdistanit të Irakut, në mënyrë që Yasser të mund të merrte kujdes mjekësor.

Ekipi mjekësor e transferoi menjëherë stjuardesin në një spital aty pranë i cili u shpall i vdekur në momentin e mbërritjes, raporton Daily Mail.

Avioni po flutuornte në një lartësi prej 4300 metrash mbi Irak kur Yasser u sëmur, tha për mediat irakiane drejtori i aeroportit të Erbilit Ahmed Hoshyar.

Fluturimi u ndalua për rreth katër orë në aeroportin ndërkombëtar të Erbilit para se pasagjerët të mund të vazhdonin udhëtimin e tyre për në kryeqytetin francez.

Në një deklaratë të Gulf Air të lëshuar pas vdekjes së Yasser thuhej: "Airporti kombëtar i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të anëtarit të ekuipazhit dhe konfirmon se fluturimi rifilloi për në Paris siç ishte planifikuar."

EMISIONET