Peshqit migratorë drejt zhdukjes/ 80% më pak specie në ujërat e ëmbla për shkak të digave, ndotjes, peshkimit

Studiuesit kanë sjellë në vëmendje rënien drastike të popullatave të peshqve në ujërat e ëmbla, ku ka 80% më pak se në vitin 1970. Ata rendisin digat e lumenjve, ndotjen, peshkimin dhe ndryshimet klimatike si faktorët ndikues

Peshqit migratorë drejt zhdukjes/ 80% më pak specie në

Popullatat e peshqve migratorë ka shënuar rënie me më shumë se 80% që nga viti 1970, thonë studiuesit të cilët e konsiderojnë një zhvillim global katastrofik.

Numri po zvogëlohet në të gjitha rajonet e botës, por kjo po ndodh më shpejt në Amerikën e Jugut dhe Karaibe, ku bollëku i këtyre specieve ka rënë me 91% gjatë 50 viteve të fundit. Ndërsa në Europë 75%.

Digat, minierat dhe njerëzit që devijojnë ujin po shkatërrojnë ekosistemet e lumenjve, duke u renditur si faktorët ndikues krysorë.

Rreth 1.2 milionë barrier numërohen vetëm në lumenjtë europianë, duke bllokuar migirmin e specieve që përbëjnë bazën për dietat dhe jetesën e miliona njerëzve.

Shkaqe të tjera të rënies përfshijnë ndotjen nga ujërat e zeza urbane dhe industriale dhe rrjedhjet nga rrugët dhe bujqësia.

Ndryshimet klimatike dhe peshkimi i parregullt janë një tjetër kërcënim.

1 e 4 e llojeve të peshqve të ujërave të ëmbla kërcënohen me zhdukje , sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, me peshqit migratorë të kërcënuar në mënyrë disproporcionale.

Raporti shqyrton tendencat e popullsisë së 284 llojeve të peshqve, ndërsa autorët theksojnë se rënia katastrofike e popullatave migratore është një alarm I kuq për botën dhe është koha të bëhen përpjekje për të ndaluar fenomenin.

Ata kërkojnë alternativa të energjisë së rinovueshme për mijëra diga të reja hidroenergjetike që po planifikohen në të gjithë botën. Vitin e kaluar, 487 prej tyre u hoqën në 15 vende evropiane.

EMISIONET