Pesë viktima në sulmin izraelit në Tir të Libanit

Pesë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi izraelit në qytetin jugor libanez të Tirit, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Sipas ministrisë, sulmi ndodhi pranë një qendre të Kryqit të Kuq në qytet.
“Një sulm i kryer nga forcat izraelite në qytetin e Tirit, pranë qendrës së Kryqit të Kuq, shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve, përfshirë katër punonjës të shërbimeve të emergjencës së Kryqit të Kuq”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Më herët, Izraeli kishte bërë të ditur se do të vazhdonte operacionet ushtarake në Liban kundër grupit Hezbollah, pavarësisht paralajmërimeve të Iranit për hakmarrje.

