Peru- Protestuesit kërkojnë largimin e presidentes, ajo bën thirrje për armëpushim

Peru- Protestuesit kërkojnë largimin e presidentes, ajo bën

Presidentja e Perusë Dina Boluarte ka bërë thirrje për një “armëpushim kombëtar” pas protestave që kanë tronditur vendin që kur paraardhësi i saj Pedro Castillo u rrëzua më 7 dhjetor.

Pas fjalimit të saj, mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin, Lima, duke kërkuar që ajo të jepte dorëheqjen. Boluarte u betua pasi Castillo u fajësua pas përpjekjes së tij të dështuar për të shpërndarë Kongresin.

Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur në trazirat e mëvonshme. Disa orë pasi zonja Boluarte bëri thirrje për dialog dhe kërkoi qetësi, mijëra protestues u përleshën me policinë që hodhi gaz lotsjellës.

Nuk munguan thirrjet “Boluarte, vrasëse”, duke iu referuar dhjetëra peruanëve që janë vrarë në përleshjet me policinë.

Në fjalimin e saj, presidentja tha se “grupet radikale me një axhendë politike dhe ekonomike të rrënjosura në trafikun e drogës, minierat ilegale dhe kontrabandën” kishin nxitur peruanët të protestojnë.

Ajo shtoi se mbështet të drejtën për të protestuar, por kundërshton dhunën: “Edhe unë kam marshuar si pjesë e luftimeve të drejta për të drejtat e punës dhe të studentëve, por protestat nuk mund të shoqërohen me dhunë, shkatërrim dhe vdekje”.

EMISIONET