“Pegasus”, Macron thërret këshillin e Jashtëzakonshëm për mbrojtjen nga sulmet

“Pegasus”, Macron thërret këshillin e

Një takim i jashtëzakonshëm ministror "kushtuar çështjes Pegasus dhe çështjes së sigurisë kibernetike" u thirr sot nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

“Presidenti i Republikës po e ndjek këtë dosje sa më ngushtë të jetë e mundur dhe po e merr këtë çështje me shumë seriozitet”, tha Gabriel Atal, një zëdhënës i qeverisë Franceze,  duke kujtuar se Franca po vazhdon hetimet e saj pas zbulimeve mbi programin kompjuterik izraelit që spiunon celularët e tyre.

Një burim sigurie i tha AFP të mërkurën në lidhje me celularët e Emmanuel Macron se "parametrat e sigurisë janë të kufizuara.

"Ky  është një rast i cili, nëse konfirmohet dhe vërtetohet, është shumë serioze. Telefonat (e Presidentit) ndryshohen rregullisht,”- bëjnë me dije mediat e huaja .

Programi në fjalë, infekton iPhone dhe celularët Android për të lejuar ata që e përdorin që të kenë qasje tek mesazhet, fotografitë, e-mail-et si dhe për të aktivizuar mikrofonin e aparatit. Lista e numrave të telefonit të sinjalizuar nga hetimi për Pegasus përfshin më shumë se 50 mijë numra.

EMISIONET