Pas shefit të NATO-s edhe Shtëpia e Bardhë kundër deklaratave të Macron për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë

Pas shefit të NATO-s edhe Shtëpia e Bardhë kundër

“Presidenti Biden ka qenë i qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë ,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson, duke shtuar se Biden beson se “fitorja” kërkon ndihmën ushtarake të bllokuar aktualisht nga Kongresi.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pas qëndrimeve të prera nga shtete të tjera të NATO-s si Gjermania apo Italia, liderët e të cilëve duke qenë në të njëjtën linjë u shprehën se nuk do të ketë ushtarë apo trupa nga vendet e NATO-s në Ukrainë.

Po ashtu Kremlini ka reaguar pas deklaratës së Macron duke thënë se nëse ky skenar do të realizohej do të përkthehej në luftë me aleancën.

Më herët edhe shefi i NATO-s Stoltenberg mohoi se ka një plan të till siç kishte deklaruar presidenti francez, Macron.

EMISIONET