Partia pro-serbe e ajo boshnjake mund të mbajnë kryeministrin Abazoviç në pushtet

Qeveria e Dritan Abazoviç mund t’i shpëtojë rrëzimit pasi disa parti në opozitë ende nuk janë prononcuar se si do të votojnë në 19 gusht. Iniciuesve të shkarkimit të shqiptaro-malazezit i mungojnë 5 vota. Serbët dhe boshnjakët mund të votojnë pro Abazoviç.

Partia pro-serbe e ajo boshnjake mund të mbajnë kryeministrin

Ndërsa duket se Dritan Abazoviç po i ngushtohet laku i kohëzgjatjes së qeverisë së tij, zhvillimet e reja mund të jenë asi nën mëngë për mos rënien e tij si kryeministër.

Në 3 gusht disa parti, mes tyre edhe ajo më e madhja në vend e udhëhequr nga presidenti Gjukanoviç iniciuan votëbesimin e tij.

36 deputetë të këtyre forcave politike u zotuan që të shkarkojnë Dritan Abazoviç në seancën e jashtëzakonshme të ardhshme.

Por megjithatë ato janë të pamjaftueshme për të rrëzuar qeverinë ndërsa kujtojmë se Kuvendi malazez përbëhet nga 81 deputetë.

Partia Boshnjake dhe Forca të cilat e mbështesin qeverinë e pakicave dhe janë pjesë e saj nuk e kanë nënshkruar nismën për shkarkimin e Abazoviç.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Këto parti ende nuk kanë vendosur se si do të votojnë në seancën e 19 gushtit.

Nismëtarëve të rrëzimit të pushtetit ekzekutiv në Kuvend u mungojnë 5 vota.

Partia pro-serbe Fronti Demokratik e cila është pro marrëveshjes së qeverisë malazeze me Kishën e Beogradit nuk është prononcuar se si do të votojnë në 19 gusht.

Ata kërkojnë formimin e një qeverie teknike e cila do të përgatisë zgjedhjet e jashtëzakonshme për Parlamentin, Presidentin dhe komunat.

Edhe disa parti të tjera të cilat kanë qenë pro marrëveshjes me Kishën Serbe nuk janë shprehur se si do të votojnë në 19 gusht.

Abazoviçit i ngelen edhe dy javë kohë për të negociuar me partitë në opozitë për të mbajtur karrigen e kryeministrit.

36 deputetë nënshkruan inicimin e shkarkimit të Dritan Abazoviç pas Marrëveshjes Themelore me Kishën Serbe, nismëtarët thonë se kryeministri ka kërcënuar rrugën e vendit drejt integrimit evropian.

EMISIONET