Parlamenti gjerman voton kundër dërgimit të raketave “Taurus” në Ukrainë
Parlamenti gjerman ka refuzuar një mocion të opozitës për dërgimin e raketave “Taurus” në Ukrainë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bllokuar dërgesat e raketave të prodhimit gjerman në Ukrainë, duke përmendur frikën se armët me rreze të gjatë mund të përdoren për të goditur brenda Rusisë dhe potencialisht për të përshkallëzuar konfliktin.
Mocioni, i paraqitur nga blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU, u votua me 182 vota pro dhe 480 kundër, duke mos arritur dot shumicën.
Friedrich Merz i CDU/CSU u kishte kërkuar anëtarëve të koalicionit të Scholz, të shkëputeshin nga kancelari dhe të mbështesnin mocionin.
“Ukraina ende nuk po merr të gjithë materialin që i nevojitet urgjentisht për të shmangur efektivisht luftën e agresionit rus”, tha ai.