Paralajmërimi i Pentagonit: Kina do të ketë 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035

Paralajmërimi i Pentagonit: Kina do të ketë 1500 koka

Arsenali bërthamor i Kinës pritet të trefishohet deri në vitin 2035, duke arritur në 1500 koka bërthamore, sipas një raporti të Pentagonit, i cili gjithashtu vë në dukje se Forcat Ajrore Kineze po përmirësohen vazhdimisht.

Uashingtoni e sheh Pekinin si sfidën kryesore ushtarake ndaj SHBA-së dhe raporti vjetor i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së për ushtrinë kineze thekson përparimin që po bën Kina në lidhje me forcat e saj ushtarake bërthamore dhe konvencionale.

"Ministria e Mbrojtjes vlerëson se stoku i kokave bërthamore (të Kinës) ka tejkaluar 400. Nëse stoku vazhdon të rritet me këtë ritëm, Kina ka shumë të ngjarë të ketë rreth 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035", thuhet në raport.

Arsenali bërthamor kinez, megjithatë, mbetet shumë më i vogël se ai i SHBA-së dhe Rusisë, dy vende që posedojnë mijëra koka bërthamore.

Pekini, i cili gjithashtu po punon për modernizimin e raketave balistike të afta për të mbajtur koka bërthamore, kreu 135 teste në vitin 2021, "më shumë se pjesa tjetër e botës".

Forcat Ajrore po bëjnë gjithashtu përparim të rëndësishëm "duke iu afruar shpejt (nivelit të) forcave ajrore perëndimore".

Raporti përsërit shqetësimet e SHBA për presionin në rritje të Pekinit ndaj Tajvanit.

Një zyrtar amerikan komentoi megjithatë se Uashingtoni nuk konsideron se ndonjë pushtim kinez i ishullit është "i afërt".

EMISIONET