Paralajmërimi i OBSH-së: Vera do të rrisë rastet me linë e majmunëve. Ja shenjat dhe si shpërndahet

Paralajmërimi i OBSH-së: Vera do të rrisë rastet me

OBSH-ja ka paralajmëruar një rritje të rasteve të përhapjes së virusit të ashtuquajtur lia e majmunëve. Në analizën e bërë theksohet se sezoni i verës do të shtojë kontaktet mes njerëzve dhe si pasojë edhe përhapjen e saj.

“Teksa hyjmë në periudhën e verës në rajonin evropian, me festa masive, festivale dhe ndenja të ndryshme, jam i shqetësuar se përhapja për mund të rritet ndonëse rastet e identifikuara tani janë në mesin e atyre që janë përfshirë në aktivitet seksual dhe simptomat janë të panjohura për shumë njerëz”, ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge përmes një deklarate.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Deri më tani më shumë se 100 raste të infeksionit viral janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani. Disa raste janë identifikuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.

Megjithatë shkencëtarët nuk presin përhapje të tillë si në rastin e koronavirusit, sepse ky virus nuk ngjitet në të njëjtën lehtësi sikurse SARS-COV-2.

Ekspertët shprehen se lija e majmunëve është një sëmundje e gjetur te kafshët, kryesisht te brejtësit në Afrikën Qëndrore dhe Perëndimore.

Paralajmërimi i OBSH-së: Vera do të rrisë rastet me

Por cilat janë shenjat?

Të infektuarit me linë e majmunëve kanë ethe, dhimbje koke, gunga të vogla të shpërndara kudo në trup, dhimbje të muskujve dhe lodhje. Ata shpesh kanë skuqje në vendet kruajtëse, përgjithësisht në duar, fytyrë dhe këmbë.

Një tjetër problematikë e hasur prej tyre është se pothuajse të gjithë individët e prekur, nuk kanë pasur histori të udhëtimit në zonat ku lija e majmunëve është endemike. Kjo pasi sëmundja merret nga kontakti i drejtprërdrejtë me persona apo kafshë të infektuara. Shpërndarja bëhet edhe nëse prekni rroba apo çarçafë të personave të infektuar apo nëse kryeni marrëdhënie seksuale.

Sa i përket trajtimit, vaksinimi kundër lisë para infektimit mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.

Gjithsesi shpresat janë në izolimin e sëmundjes përmes izolimit të të prekurve dhe trajtimit me ilaçe.

EMISIONET