Pamjet e fundit të 6-vjeçarit që u torturua deri në vdekje nga njerka dhe babai: E lanë pa ngrënë

Pamjet e fundit të 6-vjeçarit që u torturua deri në vdekje

Momentet e fundit tronditëse të 6-vjeçarit Artur, i cili vdiq tragjikisht nga torturat që dyshohet se i bënë prindërit e tij ka shkaktuar bujë të madhe në Britani.

Videoja tregon Arthur Labinjo-Hughes të dobësuar, pizhamet e të cilit duken se janë varur i cili përpiqet që të marrë mbulesën dhe jastëkun  nga dyshemeja.

Pamjet shqetësuese u shfaqën para juristëve  në Coventry Crown Court të martën, 23 nëntor ku Thomas Hughes, 29 vjeç dhe Emma Tustin, 32 vjeç, akuzohen për vrasjen e Arthurit në shtëpinë e tyre në Solihull, West Midlands, më 17 qershor të vitit të kaluar.

Në videon e regjistruar një ditë më parë në 2020, më 16 qershor djali shihet duke luftuar për të qëndruar para se të rrëzohet në dyshemenë e dhomës së ndenjes. Arthur qan dhe thotë 4 herë "Askush nuk më do" teksa përpiqet të ecë në dhomë. I duhen më shumë se dy minuta para se të  ngrihet në këmbë, të marrë jorganin dhe të ecë  në një distancë prej dy metrash deri te dera që të çon në dhomën tjetër.

Gjithashtu në video dëgjohet Arthur duke thënë "Askush nuk më ushqen mua."

Pamjet e fundit të 6-vjeçarit që u torturua deri në vdekje

Të akuzuar për torturë të fëmijës deri në vdekje, babai 29-vjeçar i Aturit Thomas Hughes dhe njerka 32-vjeçare Emma Tustin deklaruan se ai vdiq pasi  përplasi kokën në çimento, por ekzaminimet zbuluan tmerrin e vërtetë.

Prokurori Jonas Hankin tha se dyshja abuzuan fizikisht dhe verbalisht me Arthurin për t'i shkaktuar atij 'dëm dhe vuajtje të konsiderueshme'.

"Arthuri u bë një objektiv për tallje, abuzim dhe mizori sistematike të krijuar për t'i shkaktuar atij vuajtje të konsiderueshme fizike dhe mendore për arsye që janë të pakuptueshme."

Hughes dhe Tustin, nga Shirley, West Midlands, mohojnë vrasjen e Arturit.

Arthur ishte nën kujdestarinë e të atit, pasi nëna e tij Olivia Labinjo-Halcrow, u akuzua për vrasjen e partnerit të saj të ri në shkurt 2019.

EMISIONET