Pamje të rënda, shikoni momentin kur dy policë godasin me grushte të miturën 14-vjeçare

Pamje të rënda, shikoni momentin kur dy policë godasin me grushte

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Belgjikë, ku dy punonjës policia janë filmuar duke ushtruar dhunë ndaj një vajze në moshën 14 vjeçare.

Ngjarja e rëndë është regjistruar dy ditë më parë, ndërsa në videon e publikuar nga mediat e huaja shihet se dy punonjës policie, kanë shtrirë në tokë të miturën në përpjekje për ta arrestuar.

Njëri prej tyre e ka goditur me grushte dhe adoleshenten.

Në lidhje me episodin e rëndë ka reaguar edhe Shefi i Policisë së zonës, Philip Kersteker, i cili tha se arrestimi i 14-vjeçares lidhet me “çështje familjare”, ndërsa nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

EMISIONET