Pamje të rënda/ 3 burra dhe 1 grua sulmojnë me grushte dhe grabisin 39-vjeçarin që lëvizte me karrige me rrota

Pamje të rënda/ 3 burra dhe 1 grua sulmojnë me grushte dhe

Një burrë i cili lëvizte me një karrige me rrota u sulmua dhe u grabit nga një grup njerëzish në një trotuar në Bronx në qytetin e New York-ut.

I gjithë sulmi u filmua nga një kamera sigurie.

Sipas policisë, sulmi ndodhi më 8 nëntor rreth orës 2:30 të mëngjesit, pranë cepit të East Tremont Avenue dhe Anthony Avenue në lagjen Mount Hope.

Autoritet thanë se sulmi filloi kur viktima, 39 vjeç, u përfshi në një debat me një grua të paidentifikuar. Por debati u përshkallëzua më tej dhe gruaja së bashku me tre burra të paidentifikuar, filluan të godasin viktimën, tha policia.

Pamjet e publikuara nga NYPD tregojnë se një nga burrat duket se e tërheq karrigen me rrota të viktimës dhe më pas e godet me shkelma dhe grusht.

Ndërkohë një nga të dyshuarit i rrëmbeu çantën e shpinës burrit, e cila përmbante një iPhone 13 dhe 800 dollarë para Cash, sipas policisë.

Viktima pësoi plagë në kokë dhe në trup, por refuzoi ndihmën mjekësore, thanë autoritetet.

NYPD publikoi videon me shpresën se publiku mund të ndihmonte në identifikimin ose gjetjen e ndonjë prej katër të dyshuarve të përfshirë në sulm.

EMISIONET