Pamje të frikshme/ Skafi përplaset me taksinë ujore në det, vdes britanikja, plagosen 5 të tjerë

Pamje të frikshme/ Skafi përplaset me taksinë ujore në det,

Ky është momenti i tmerrshëm i një aksidenti ujor në Turqi që la të vdekur një turiste britanike dhe u plagosën 5 të tjerë. Përplasja në det e skafit me taksinë ujore është regjistruar nga kamerat e sigurisë.


Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 4 gusht, në Gjirin e Marmarisit, para një hoteli me 5 yje. Një skaf që i përkiste një stacioni sportesh ujore u përplas me një taksi deti në ekspeditën Marmaris-Turunç pranë Kızılkum.

Ekipet e Komandës së Grupit të Rojës Bregdetare Marmaris morën masa pas njoftimit. Me ndihmën e skafistëve përreth dhe ekipeve të rojes bregdetare, të plagosurit janë nxjerrë në breg. 

Ndërsa ekipet mjekësore po jepnin ndihmën e parë për të plagosurit, konstatuan se 44-vjeçarja britanike Anna Capuano humbi jetën gjatë përplasjes. 

Trupi i turistes britanik u dërgua në morgun e Spitalit Shtetëror Marmaris dhe u njoftuan zyrtarët e Konsullatës së Nderit Britanik.

Gjatë përplasjes u plagosën Tamer Altındağ dhe Mirvat Jakmara 43 vjeç, Lush Elin 21 vjeç, Peter Jordin 40 vjeç dhe Cleion Svetiellu 19 vjeç, të cilët po udhëtonin në varkën taksi.

3 prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin Shtetëror dhe 2 prej tyre janë dërguar për mjekim në spitalet private. Ndërkohë që u mësua se njëri prej të plagosurve ishte ende në rrezik, u bë e ditur se hetimet po vijonin nga Komanda e Rojës Bregdetare.

Policia ende nuk ka përcaktuar shkakun e përplasjes por raportimet vendase sugjerojnë se kapiteni i barkës së shpejtë te viktimes nuk e kishte mendjen në drejtimin e mjetit teksa mjeti tjeter nuk ishte ne levizje.

E përditshmja turke Super Haber tha e kapiteni turk nuk kishte licencë për të lundruar dhe po hetohet për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë skafi ka hyrë në zonën e pistës së sporteve ujore.

EMISIONET