Pamje të frikshme nga zjarret e mëdha në Turqi, rritet në 4 numri i viktimave

 

Katër persona kanë vdekur në Turqi, si pasojë e zjarreve të mëdha që janë përhapur në zonat pyjore në jug të vendit. Mediet turke raportojnë se dhjetëra fshatra janë evakuuar.

Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris.

Mësohet se mes viktimave ndoshet dhe një vullnetar 25-vjeç, i cili shkoi në Maramaris për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, sipas NTV.

Zjarri i parë shpërtheu të Mërkurën në një pyll të Manavgat, në provincën e Antalias, para se të përhapej.

Me përhapjen e vatrave të zjarrit, autoritete urdhëruan evakuimin e dhjetëra fshatrave. Hoteli në qytetin turistik të Bodrum gjithashtu u evakuua.

Pamjet që përshkruajnë banorët që vrapojnë në panik për të shpëtuar nga rrugët e ndezura nga flakët u transmetuan nga rrjetet televizive turke.

Pamje të frikshme nga zjarret e mëdha në Turqi, rritet në 4

Pamjet që përshkruajnë banorët që vrapojnë në panik për të shpëtuar nga rrugët e ndezura nga flakët u transmetuan nga rrjetet televizive turke.

Më shumë se 4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, po përpiqen të fikin vatrat e zjarrit.

Ambasada ruse njoftoi dje përmes Twitter se tre aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.

Pamje të frikshme nga zjarret e mëdha në Turqi, rritet në 4

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta homologut të tij turk Mevlüt Tsavousoglou dhe gatishmërinë e Athinës për të "ofruar ndihmë nëse kërkohet", njoftoi mbrëmë Ministria e Jashtme.

Pamje të frikshme nga zjarret e mëdha në Turqi, rritet në 4

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bairamov shprehu solidaritetin e vendit të tij me Turqinë përmes Twitter dhe gjithashtu siguroi se Baku ishte i gatshëm të ofronte "mbështetje".

EMISIONET