Pamje me dron, fermerët belgë bllokojnë autostradën me traktorët e tyre

Pamje me dron, fermerët belgë bllokojnë autostradën me

Mijëra fermerë në Holandë protestuan kundër qeverisë duke drejtuar traktorët e tyre në autostradë, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar. Kjo solli trafik të ngarkuar gjatë gjithë ditës.

Qindra fermerë u gjobitën. Të tjerë kishin mbuluar targat dhe kjo e vështirëson punën e policisë.

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mes një traktori dhe një kamioni,mes tyre një 17-vjeçare. Të plagosurit ndodheshin në traktor. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, tha policia e Gelderland.

Rreth 40 mijë fermerë u mblodhën sot në qendër të Holandës për të protestuar kundër planit të qeverisë holandeze për azotin, i cili sipas tyre  do të detyrojë shumë fermerë të mbyllin fermat.

Sipas planit holandez, emetimet e azotit duhet të reduktohen me 50 për qind deri në vitin 2030 për të mbrojtur natyrën e cenueshme. Fermat janë veçanërisht të prekura, pasi ato janë përgjegjëse për 40 për qind të emetimeve, kryesisht të amoniakut të dëmshëm. 

 

EMISIONET