PAMJE/ Sulm i armatosur në kampusin universitar të Baltimorës, katër të plagosur
Katër persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri pranë një kampusi të Universitetit të Baltimores të martën mbrëma. Kështu deklaroi policia në qytetin e bregdetit lindor.
Departamenti i Policisë së Baltimores (BPD) tha përmes X (ish-Twitter) se ndërhyri për të kontrolluar një “situatë” të krijuar nga një person i armatosur që hapi zjarr dhe më vonë tha se kishte “viktima të shumta” pranë kampusit të universitetit Morgan State.
Policia iu bëri thirrje qytetarëve që të gjejnë “strehim të sigurt aty ku janë” dhe të shmangin zonën.
Morgan State është një universitet historikisht kryesisht afrikano-amerikan. Aktualisht, ajo ka rreth 9,000 studentë.
????#BREAKING: Active Shooter at Morgan State University Multiple Injuries Reported as Shots have been Fired from Upper Floor Dorm Room Window
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) October 4, 2023
????#Baltimore | #Maryland
Multiple authorities are at the scene, confirming their response to an active shooter situation at Morgan State… pic.twitter.com/9EPu03DfcK