Pacienti debat me kardiologun, nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje në klinikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2022, 17:01
Një kardiolog mbeti i vrarë pas një debati me një pacient.
Ngjarja ka ndodhur brenda klinikës së mjekut në rrugën "Bassanesi" në Favara, në provincën e Agrigentos në Itali.
Specialisti që u vra ndërsa ishte në punë quhet Gaetano Alaimo.

Mjeku që u vra
Autori i vrasjes, 47-vjeçari Adriano Vetro, u ndalua nga karabinierët, të cilët sekuestruan edhe armën e përdorur për krimin.