Organizata Trump fajtore për mashtrim tatimor
Dy kompani që i përkasin Organizatës Trump , grupi i ish-presidentit amerikan Donald Trump , janë fajtorë për mashtrime të shumta tatimore dhe falsifikimin e dokumenteve , tha në një vendim gjykata në Manhattan, Nju Jork.
Mashtrimi kishte vazhduar për 15 vjet , shtoi gjykata, dhe përfshinte mashtrimin e autoriteteve për kompensimin e drejtuesve të lartë dhe pagesën e taksës përkatëse. Drejtuesit gëzonin gjithashtu një sërë përfitimesh si apartamente të paguara nga kompania, qira e makinave dhe mundësi për shpenzime personale.
Dy kompanitë, Trump Corp. dhe Trump Payroll Corp., u shpallën fajtorë për të gjitha akuzat kundër tyre, vëren CNN.
Vetë Trump dhe fëmijët e tij, të cilët kanë një rol aktiv në menaxhimin e bizneseve, nuk u akuzuan , por emrat e tyre u përmendën disa herë gjatë seancës.
Është një vendim që vjen krahas hetimeve federale dhe shtetërore për dokumentet e klasifikuara që Trump mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të vitit 2021.