OKB publikon raportin: Bota pritet të ketë 8 miliardë banorë këtë vit

Diferenca e lindjeve dhe vdekjeve pritet të jetë rreth 200 000 në favor të jetëve të reja deri në 15 nëntor të këtij viti. Kombet e Bashkuara presin që deri në mesin e muajit të dytë të vjeshtës popullsia globale të arrijë deri në 8 miliardë.

OKB publikon raportin: Bota pritet të ketë 8 miliardë banorë

Popullsia e globit pritet të arrijë në tetë miliardë banorë në 15 nëntor të këtij viti.

Kështu parashikon Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila shton se për Çështje Ekonomike dhe Sociale popullsia globale po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kjo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Është një moment për të reflektuar se ku nuk i kemi përmbushur ende angazhimet ndaj njëri-tjetrit," tha Gueterres.

Popullsia e botës pritet të arrijë në 8,5 miliardë në vitin 2030 dhe në 9,7 miliardë banorë deri në vitin 2050.

Sipas raportit të OKB-së popullsia do të arrijë kulmin në rreth 10,4 miliardë njerëz në vitin 2080, për të qëndruar konstant edhe për 20 vjet, deri në 2100.

Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës në dekadat e ardhshme do të përqendrohet në tetë vende, thuhet në raport.

Sipas parashikimit të Kombeve të Bashkuara, bazat e rritjes së popullsisë do të jenë kryesisht në Afrikë dhe Azinë Qendrore.

Ndër to në raport renditen shtetet: Indi, Pakistan, Filipine, Egjipt, Etiopi, Nigeri, Tanzani dhe Republika Demokratike e Kongos.

India parashikohet që ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në vitin 2023.

Popullsia e Indisë aktualisht përbëhet prej 1.412 miliard banorësh, ndërsa Kina ka 1.426 miliard banorë.

EMISIONET