OKB: Mund të lehtësojë vizitën e IAEA në termocentralin bërthamor Zaporizhia

OKB: Mund të lehtësojë vizitën e IAEA në termocentralin

Kombet e Bashkuara kanë kapacitetin logjistik dhe të sigurisë për të mbështetur një vizitë të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në centralin bërthamor të Zaporizhias të Ukrainës, nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord, tha të hënën zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Stefan Duzarich.

"Sekretariati i Përgjithshëm i OKB-së nuk ka juridiksion për të bllokuar ose anuluar çdo aktivitet të IAEA," shtoi Duzarich.

Duzarich po i përgjigjej një akuze ruse se siguria e OKB-së pengoi një vizitë të inspektorëve të IAEA-s në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Zëdhënësi tha se "në kontakt të ngushtë me IAEA, Sekretariati i OKB-së ka vlerësuar se Ukraina ka aftësinë logjistike dhe të sigurisë për të mbështetur çdo mision të IAEA në termocentralin bërthamor Zaporizhia nga Kievi".

Megjithatë, si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të bien dakord, tha zëdhënësi. Të dy vendet kanë thënë se duan një vizitë nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

 Kreu i saj, Rafael Grossi, ka thënë se është gati të drejtojë një mision dhe i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të bashkëpunojnë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres folën me telefon të hënën për sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhia.

EMISIONET