Masakër në Teksas, 14 nxënës dhe një mësuese janë vrarë nga sulmi me armë në shkollë

Masakër në Teksas, 14 nxënës dhe një mësuese

14 nxënës dhe një mësuese kanë humbur jetën nga të shtënat në një shkollë fillore  në San Antonio, në SHBA.

Departamenti i Policisë Uvalde tha se personi që shkaktoi incidentin e rëndë u arrestua vetëm pak orë pas ngjarjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë incident tragjik”, tha në një deklaratë agjentja speciale e FBI-së, Carmen Portillo.

Distrikti shkollor i Pavarur i Konsoliduar i Uvalde gjithashtu ka konfirmuar lajmin e rëndë në shkollën fillore Robb, në të cilën studjojnë 600 nxënës.

EMISIONET