Nuk ndalet sulmi rus, ushtria ukrainase shkatërron 9 dronë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2024, 08:39
Grupet ushtarake të Forcave Ajrore të Ukrainës dhe Forcave të Mbrojtjes shkatërruan nëntë dronë rusë Shahed të nisur kundër Ukrainës këtë mëngjes.
Kështu njoftuan forcat e armatosura të Kievit këtë mëngjes, të cituara nga mediat lokale. Operacionet u zhvilluan në rajonet Kherson, Mykolaiv, Khmelnytskyi, Poltava, Cherkasy dhe Dnipropetrovsk.
Kujtojmë se agresioni rus nisi shkurtin e dy viteve më parë, ndërsa Moska e quan operacion special.