Nuk ndalet Elon Musk, ofron 43 miliardë dollarë për të blerë Twitter
Themeluesi i Teslas, Elon Musk, ka kërkuar blerjen e 100% të aksioneve të Twitter për 41 miliardë dollarë. Ndërsa kërkon privatizimin e rrjetit social, Musk thotë se arsyeja e investimit është fjala e lirë, për të cilën ka qenë kritik ndaj rrjetit social.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka ofertuar mbi 50 miliardë dollarë për të blerë 100% rrjetin social Twitter, për të cilën synon që ta kthejë në një kompani private.
Kërkesa është dërguar nga Musk në departamentin dosjes së letrave me vlerë në Shtetet e Bashkuara.
Në letrën e tij drejtuar kreut të Twitter, Bret Taylor Musk arsyeton se platforma sociale ka potencialin për të qenë platforma e fjalës së lirë në mbarë globin.
Musk: "Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është thelbësore në një demokraci funksionale"
Ai shton se që të kthehet në një platformë të mirëfilltë të fjalës së lirë duhet pa privatizojë kompaninë e Twitter.
Musk: "Tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë shoqërisë në formën e saj aktuale.Twitter duhet të transformohet në një kompani private."
Duke e ditur që bordi i Twitter do e ketë të vështirë që të lejojë privatizimin e platformës, Musk i ka kërcënuar me tërheqje nga aksionet që bleu në 4 prill.
Musk: "Oferta ime është më e mira e përfundimtare dhe nëse nuk pranohet, do më duhet të rishqyrtoj pozicionin tim si aksioner. "
Bordi i drejtuesve të platformës Twitter duhet t’i përgjigjen biznesmenit, e cila ka gjasa të jetë negative.
Musk më pas i duhet të blejë edhe rreth 40% të aksioneve në treg, për të arritur në 50% +1 dhe më pas i duhet të ndjekë procedurat për kompanitë publike, duke u bërë dhe pronarë.