Nuk ndalen masakrat mbi Gaza, 55 viktima të tjera nga sulmet izraelite

Nuk ndalen masakrat mbi Gaza, 55 viktima të tjera nga sulmet izraelite

Të paktën 55 palestinezë raportohet të jenë vrarë nga sulmet e fundit ajrore izraelite në Gaza, raporton agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi.

Ofensiva e radhës vjen pasi Izraeli rifilloi fushatën e bombardimeve dhe operacionet tokësore në territorin e Gazës, pas moszgjatjes së armëpushimit, duke vrarë më shumë se 430 njerëz gjatë dy ditëve.

Hamasi thotë se operacioni tokësor i shpallur nga Izraeli të mërkurën është një shkelje "e re dhe e rrezikshme" e marrëveshjes së armëpushimit, e cila filloi në janar.

Izraeli rifilloi sulmet të martën pasi bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes dështuan. Izraeli ka paralajmëruar se sulmet do të intensifikohen në Gaza derisa Hamasi të lirojë pengjet e mbetura.

EMISIONET