Nudistët organizojnë festën në lokalin e fshatit, ia anuluan se do të hutonin shoferët

Nudistët organizojnë festën në lokalin e fshatit, ia anuluan

Një festë e organizuar nga një ambjentalist nudist është anuluar pasi mund të shpërqendronin shoferët që kalonin në rrugë duke shkaktuar aksidente.

Ambjentalist, Keith Hillier-Palmer organizoi një darkë për disa miq ambjentalistësh nudist në lokalin e fshatit.

Mësuesi në pension, Hillier-Palmer, 72 vjeç, tha se menaxherët në The Swan Inn në Sandhurst, Kent, ishin dukur 'entuziastë' për organizimin e festës private, por e anuluan atë tre ditë para se të zhvillohej.

Ankesat u bënë nga vendasit dhe Këshilli e famullisë gjatë darkës se pamja e njerëzve të zhveshur nga dritaret mund të shpërqendronte njerëzit që kalonin.

Një burim i këshillit të famullisë tha: "Lokali ka dritare të mëdha pa perde në pjesën e përparme dhe është në një rrugë të me lëvizje. Kishte shqetësime se mund të ishte një rrezik dhe ndoshta të shkaktonte ndonjë aksident.'

Lokali ishte përgatitur për të vendosur mbulesa tavoline të zeza në dritare për të mbuluar xhamin deri në lartësinë e kokës, tek supet.

Por deri atëherë fjala për vizitën e naturistëve ishte përhapur në komunitetin e vogël dhe lokali e anuloi ngjarjen.

Hillier-Palmer, një anëtar komiteti i grupit të Natyralistëve të Sussex-it Lindor, tha:

"Ne kemi mbajtur ngjarje të ngjashme në lokale të tjera dhe siguria rrugore nuk ka qenë kurrë një problem.

Unë gjithashtu i përkas një klubi të endacakëve naturistë të quajtur Stark Trekkers. Disa nga shëtitjet tona janë afër rrugëve dhe njerëzit kalojnë pa përplasur automjetet e tyre."

Nudistët organizojnë festën në lokalin e fshatit, ia anuluan Nudistët organizojnë festën në lokalin e fshatit, ia anuluan

EMISIONET