Njerëzit e lashtë, vetëm 1 metër/ Zbulohen fosile njerëzore në Indonezi, kocka gjymtyrësh 88 mm
Një studim i ri hedh dritë mbi njerëzit e hershëm 'Hobbit' në Flores të Indonezisë. Tregon se paraardhësit e Homo Floresiensis ishin edhe më të shkurtër se sa ishte menduar, dhe jetuan rreth 700 mijë vjet më parë.
Shkencëtarët kanë zbuluar detaje të reja dhe interesante për speciet e lashta njerëzore që kanë jetuar në ishullin indonezian të Flores.
Fosilet e kockave të gjetura së fundmi sugjerojnë se paraardhësit e Homo Floresiensis kanë ekzistuar atje rreth 700 mijë vjet më parë dhe kanë qenë më të vegjël se sa ishte vlerësuar.
Analiza e kockës 88 mm rezulton se speciet ‘Hobbit’ ishin rreth 1 metër të gjatë, ndërsa studiuesit shprehen se nuk e kishin menduar që do të kishin jetuar individë aq të vegjël.
Gjetjet e fundit pasojnë zbulimin e vitit 2016 të një kocke të vogël krahu dhe dhëmbësh, vetëm 72 km larg nga gërmimet e kësaj here.
Ka pasur debate të forta për origjinën e Homo Floresiensis që nga viti 2003, kur u evidentuan shenjat e para të ekzistencës së tyre, por tashmë ekspertët shprehen të sigurt se janë pasardhës të ‘Hobbit’ për shkak të ngjashmërisë së fosileve në të dy rastet.
Mendohet se arsyeja kryesore për këtë zvogëlim gjatë shumë brezave, nga 1.1 milionë vite më parë, është se të qenit i vogël ka më shumë përparësi për mbijetesë madh në një ishull, dhe mungesa periodike e ushqimit ka të ngjarë të jetë forca kryesore selektive drejt përmasave më të vogla të trupit.
Kocka e fosilizuar ishte aq e vogël, saqë në fillim ekipi ndërkombëtar i studiuesve mendoi se I përkiste një fëmije. Por ekzaminimi mikroskopik i kampionit vërtetoi se ishte qënie e rritur