Një muaj pasi doli nga burgu, burri vrau fqinjen dhe i nxori zemrën. Dy vrasje të tjera pasi e serviri me patate

Një muaj pasi doli nga burgu, burri vrau fqinjen dhe i nxori zemrën.

Vepër barbare e përgjakshme në SHBA.

Lawrence Paul Anderson 44 vjeç ka rrëfyer se ka vrarë brutalisht tre persona, duke përfshirë një vajzë katërvjeçare dhe një grua, të cilës ia nxori zemrën.

Burri nga Oklahoma ishte liruar nga burgu më pak se një muaj më parë.

Tashmë 44-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm.

Anderson bëri një marrëveshje me zyrën e prokurorit.

Ai pranoi vrasjet në Gjykatën e Qarkut Grady dhe prokuroria hoqi dorë nga dënimi me vdekje i kërkuar fillimisht.

Familjet e viktimave luajtën një rol të rëndësishëm në këtë.

"Ata nuk duan një gjyq," tha prokurori Jason Hicks.

"Nuk dëshirojnë të ulen në një sallë gjyqi dhe të dëgjojnë të gjitha detajet e tmerrshme."

Siç raportojnë mediat amerikane, Anderson hyri në shtëpinë e fqinjit të tij Andrea Lynn Blankenship në shkurt 2021.

Aty e vrau gruan me thikë dhe i hoqi zemrën.

Organin e çoi në shtëpinë xhaxhait të tij Leon Pye dhe  gruas së tij Delsie Pye. E gatoi dhe e serviri me patate.

Por pati një përleshje, dhe Anderson theri me thikë xhaxhain dhe mbesën e tij Kaeos Yates vetëm 4 vjeçe.

Gruaja mbijetoi e plagosur rëndë.

E mbijetuara dëshmoi në seancën e gjyqtarit se i kishte zënë zemra që diçka e tillë mund t'u bëhej familjarëve.

Nëna e vajzës shpërtheu ndaj të akuzuarit: “Kush vret një fëmijë, kush e bën një gjë të tillë?!”

Anderson u lirua nga burgu pak para vrasjes së trefishtë dhe supozohej se do të vuante një dënim prej 20 vitesh për vepra të ndryshme armësh dhe droge.

Megjithatë, ai u fal nga guvernatori Kevin Stitt, 50 vjeç, me rekomandimin e bordit shtetëror të lirimit me kusht.

Emri i të droguarit ishte pa dashje në listën e lirimit me kusht, zbuloi hetimi.

EMISIONET