Një grua në SHBA pagoi 25 mijë euro për të klonuar macen e saj të dashur (Video)

Një grua në SHBA pagoi 25 mijë euro për të klonuar

Një grua pagoi rreth 25,000 euro për të klonuar macen e saj pasi vdiq në moshën pesë vjeçare.

Gjithçka filloi kur shoku i saj i dhomës, një teknolog veterinar  i tregoi asaj për një kompani të quajtur ViaGen , e cila ofron shërbime klonimi për pronarët e kafshëve shtëpiake.

Kelly , e cila jeton në Austin , Teksas e kaloi natën duke hulumtuar kompaninë dhe i kërkoi veterinerit të ruante ADN- në Chai. Dhe pas katër vitesh përpjekjesh të pasuksesshme, kloni i Chai, një kotele e quajtur Belle, lindi gushtin e kaluar.

Kelly e  takoi kafshën e saj të re për herë të parë në tetor të vitit të kaluar  dhe vendosi të ndajë përvojën e saj në internet.

Ajo është përballur me reagime të mëdha për vendimin e saj, me njerëzit që pretendojnë se ajo po zëvendëson padrejtësisht kafshën e saj të vjetër, apo edhe se klonimi nuk ekziston dhe se ajo është mashtruar.

EMISIONET