Një copë tortë nga Ledy D/ Del në ankand ëmblësira e dasmës mbretërore

Një copë tortë nga Ledy D/ Del në ankand ëmblësira

Del në ankand një fetë torte, e ruajtur që nga viti 1981. Bëhet fjalë për ëmbëlsirën e dasmës se princit Charles dhe princeshës Diana.  700 dollarë është vlera fillestar por admiruesit pritet te ngrënë  çmimin në vlerë marramendëse.  

E  gatuar 40 vjet me parë, një copë tortë nga dasma mbretërore e  Princit Charles me Lady Diana Spencer do të dalë në ankand në Britani  muajin e ardhshëm.

U ruajt prej kaq kohësh nga Moyra Smith, një anëtare e familjes mbretërore . Feta e tortës  është një prej 23 ëmbëlsirave zyrtare të dasmës së 29 korrikut në 1981.

Zonja Smith e mbante ate në një tavë të vjetër tortash, mbi kapakun e së cilës ngjiti një etiketë të punuar me dorë: “Trajtoje me kujdes – ëmbëlsira e dasmës së Princit Charles & Princeshës Diana” .

Torta përmban një zbukurim të sheqerosur të stemës mbretërore me ngjyrë ari, të kuqe, blu dhe argjend.

Qershia ka një stemë mbretërore me ngjyrën e arit, të kuqe, blu dhe argjendi, së bashku me një patkua të vogël argjendi dhe gjethe. Ajo përshkruhet si “pjesërisht e plasaritur” dhe me “dëmtime të lehta”, por keto detaje nuk përbëjnë problem për admiruesit.

Shtëpia e ankandit nuk ka zbuluar shumë detaje, por pritet që vlera fillestare e tortës të jetë rreth 700 dollarë. Këshillohet të mos konsumohet, pavarësisht ruajtjes së saj në gjendje të mirë.  Nuk është hera e parë që pjesa e tortës së dasmës së Ledy D me Princ Carls, dalin ne ankand.  Një copë tjetër torte u shit 33 vjet pas pjekjes së saj, me vlerë 1.600 dollarë.

EMISIONET