Nis aneksimi i Ukrainës/ Donbasi, Zaporizhia e Kersoni referendume për t’u bashkuar me Rusinë

Separatistët pro rusë kanë nisur mbajtjen e referendumeve për t’u bashkuar me Rusinë në territoret e pushtuara ukrainase. Rusia kërcënon Kievin se do t’i përgjigjet ashpër nëse tenton të sulmojë rajonet ku po mbahet votimi.

Nis aneksimi i Ukrainës/ Donbasi, Zaporizhia e Kersoni referendume për

Ajo që u paralajmërua nisi të ndodhë në rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Prej mëngjesit të së premtes banorët e dy të ashtuquajturave republika popullore të Donjeckut dhe Luganskut në Donbas dhe dy rajonet që kontrollohen nga rusët në jug të Ukrainës nisën të votojnë me qëllim bashkimin e këtyre territoreve me Rusinë.

Votimi do të mbahet nga e premtja deri të martën e javës së ardhshme ndërsa rezultatet paraprake pritet të dalin të mërkurën.

Të ashtuquajturat republika të Donjeckut dhe Luganskut u shkëputën nga Ukraina menjëherë pas grushtit të shtetit në Kiev në vitin 2014.

Ato u njohën nga Moska si shtetet të pavarura në muajin shkurt të këtij viti.

Pretendohet se këto dy rajone të mëdha në lindje të Ukrainës janë rusisht folës dhe ndajnë një kufi me Rusinë.

Referendumet po mbahen edhe në dy rajonet e tjera të kontrolluara nga trupat e Moskës Kerson dhe Zaporizhia të cilët u morën që pas nisjes së sulmit në 24 shkurt.

Ukraina është zotuar që të mos i njohë referendumet të cilat i quan të njëanshme dhe po ashtu bota perëndimore i quan një mashtrim.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov paralajmëroi Ukrainën se çfarë do të ndodhte nëse Kievi do të tentonte të rimerrte rajonet pas votimit.

"Rusia do t'i konsiderojë përpjekjet e Ukrainës për të kthyer Donbasin dhe territoret e tjera si një sulm ndaj territorit tonë," tha ai.

Lideri separatist i Donjeckut Denis Pushilin tha të enjten në mbrëmje se ka sinjale shqetësuese se Kievi mund të nisë një sulm ndaj republikës në të ardhmen e afërt.

Votimet zhvillohen dy ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve.

Në një adresim të mërkurën, Putin u zotua të bëjë gjithçka për të siguruar një mjedis të sigurt gjatë referendumeve në mënyrë që të njerëzit të shprehin vullnetin e tyre.

EMISIONET