Nisen edhe 3 anije të tjera me drithëra nga Ukraina, Stoltenberg: Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë

Nisen edhe 3 anije të tjera me drithëra nga Ukraina, Stoltenberg:

Lufta në Ukrainë është futur në ditën e 162 - të. Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg deklaron se "Rusia nuk duhet ta fitojë" këtë konflikt.

Ndërkohë Zelensky thotë se ai po përpiqet të krijojë bisedime të drejtpërdrejta me Kinën ndërsa ministri i Jashtëm Kuleba shpreson se rusët do ta respektojnë marrëveshjet për transportin e grurit sepse anijet e tjera janë gati për tu nisur.

Amnesty International akuzon autoritetet ukrainase se kanë rrezikuar popullatën duke vendosur baza në zonat e ndërtuara.

Ndërkaq, Ministria turke e Mbrojtjes njofton se tre anije të reja me grurë do të largohen nga Ukraina nesër.

“Okupatorët rusë bombarduan Kharkivin këtë mbrëmje”. Këtë e ka raportuar kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Sinegubov, cituar nga Ukrainska Pravda.

“Bombat kanë goditur lagjet Shevchenkivsky dhe Industriale. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e ndihmës së parë dhe ka informacione paraprake për tre viktima”, - ka saktësuar ai.

"Ne kemi arsye të besojmë se rusët do të falsifikojnë prova për të fajësuar Kievin për sulmin në burgun Olenivka." - tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Nisen edhe 3 anije të tjera me drithëra nga Ukraina, Stoltenberg:

Nisen edhe 3 anije të tjera me drithëra nga Ukraina, Stoltenberg:

EMISIONET