Nis epoka e re Trump/ Çika: Sot pritet të firmosen rreth 100 urdhëra ekzekutivë
Emilio Çika, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në një intervistë në Ora News u shpreh se sot pritet të firmosen rreth 100 udhëra ekzekutivë në SHBA pas betimit si president të Trump.
Çika: Ajo që pritet nga presidenca e tij e ardhshme, pritet të kemi shijen që ditën e sotme dhe në vazhdim do kemi ndjesinë e asaj si do jetë qeverisja 4 vjecare e SHBA.
Që nga qëndrimet e tij elektorale deri në atë periudhën tranzitore, që nga zgjedhjet dhe deri në ditën e sotme presidenti Trump ka ndërtuar atë që është politika e tij qoftë e brendshme qoftë e jashtme.
E veshur kjo me atë që do jetë administrate e re, pra me figurat e reja politike që do i bashkangjiten në qeverisjen e SHBA.
Pritet ditën e sotme që të ketë një sërë firmosjesh të urdhërave ekzekutivë, rreth 100 diskutohet. Ato që mediat diskutojnë janë për rreth 100 urdhëra ekzekutivë.