Ngordhin qindra balena, 230 balena të bllokuara në bregun australian të Tasmanisë
Rreth 200 balena kanë ngordhur në pjesën perëndimor të Tasmanisë, pasi kanë mbetur të bllokuara në breg. Ekipet e shpëtimit vijojnë përpjekjet, për të kthyer dhjetëra të tjera në ujërat më të thella.
Rreth 200 balena në bregun perëndimor të Tasmanisë, Australi, kanë ngordhur teksa kishin mbetur të bllokuara në Ocean Beach.
Shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht pse ndodhin bllokimet masive. Disa kanë argumentuar se balenat e zeza dalin jashtë rrugës së tyre pasi ushqehen shumë afër bregut. Ndërkohë, një ekip shpëtimi vazhdon përpjekjet duke kthyer dhjetëra të tjera me sukses në ujërat më të thella.
“Dhjetëra balena janë shpëtuar dhe janë dërguar në ujë më të thellë”, ka thënë Sam Gerrity, nga Southëest Expeditions, i cili ka qenë i përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.
Autoritetet kanë njoftuar se vetëm 35 nga 230 balena në Ocean Beach kishin mbijetuar. Brendon Clark, nga ekipi I shpëtimit tha se;
"Kushtet mjedisore dhe surfimi në bregun perëndimor sigurisht që po i bën dëm kafshëve". Ai sqaroi se tani puna do të përqendrohet në asgjësimn e trupave të balenave.
Edhe në vitin 2020, 470 balena u gjetën përgjatë plazhit me rëre dhe të bllokuara brenda Macquarie Harbour, bllokimi më i keq masiv i regjistruar në Australi.
Ndërkaq, autoritetet u kanë kërkuar operatorëve të anijeve brenda Macquarie Harbour të monitorojnë për bllokime të mundshme në vende të tjera.
Ky bllokim i fundit është i dyti që ndodh brenda pak ditëve. Në King Island, në Bass Strait, u gjeten 14 balena të ngordhura, të gjithë meshkuj të mitur.