Nga sot me certifikatë vaksine, ose test negativ në autobusë dhe trena në Gjermani

Nga sot me certifikatë vaksine, ose test negativ në autobusë dhe

Sot  në Gjermani ka hyrë  në fuqi ligji për masa më të rrepta, për sa i përket aksesit të qytetarëve në transportin publik dhe vendin e punës.

Sipas shtypit gjerman, nga sot hyn në fuqi rregulli “3G” , sipas të cilit qytetarët do të mund të hyjnë në mjetet e transportit publik dhe në vendin e punës duke paraqitur një certifikatë vaksinimi, dokument që vërteton se ke kaluar infeksionin, ose tamponin negativ të Covid.

I njëjti rregull do të zbatohet për punonjësit dhe vizitorët në shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat e rehabilitimit, sipas revistës gjermane “Focus”.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann bëri thirrje dje për kufizime shtesë për të frenuar rritjen “dramatike” të rasteve të koronavirusit në vend.

Ministri gjerman nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së një karantine, por siç theksoi ai, kjo do të vendoset nga qeveritë e shteteve.

"Situata nuk është serioze, në disa pjesë të Gjermanisë tani është dramatike," tha Spann.

Gjithashtu kancelarja gjermane në largim Angela Merkel nuk përjashton një bllokim.

EMISIONET