Nga klasat në rrugë, mësuesit në Rumani në protestë për rritje pagash dhe investime

Nga klasat në rrugë, mësuesit në Rumani në

Rreth 100.000-150.000 mësues të shkollave fillore e të mesme në Rumani dolën nga klasat në rrugë.

Marshuan drejt ndërtesës së qeverisë në qendër të Bukureshtit, duke bërë thirrje për paga më të mira.

Kërkuan gjithëashtu  më shumë investime në arsim dhe një reformë të sistemit arsimor të vendit.

Kërkesa kryesore e grevistëve është një pagë fillestare për mësuesit e rinj të paktën e barabartë me mesataren e vendit.

Paga mujore e një mësuesi rumun të sapo-diplomuar është pak më shumë se 520 dollarë (480 euro), ndërsa paga mesatare në vend është 988 dollarë (rreth 913 euro).

Drejtuesit e sindikatave kanë refuzuar ofertat e qeverisë për kompromis gjatë disa raundeve të negociatave që kur mësimdhënësit u futën në grevë më 22 maj.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e hekurudhave kanë sinjalizuar gjithashtu se po përgatiten të hyjnë në grevë.

EMISIONET