Netanyahu: Ushtria izraelite synon të kthejë banorët e Gazës veriore në zonë pas rivendosjes së sigurisë

Netanyahu: Ushtria izraelite synon të kthejë banorët e Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se qëllimi i ushtrisë izraelite është të kthejë banorët e Gazës veriore në zonë pas rivendosjes së sigurisë.

“Në jug, ne kemi një qëllim të thjeshtë – fitoren totale”, citoi zyra e tij të ketë thënë Netanyahu, sipas Times of Israel. “Ne jemi në rrugën drejt eliminimit të Hamasit dhe lirimit të pengjeve tona. Nuk do të pushojmë derisa të arrijmë fitoren totale”.

“Në veri kemi një qëllim të thjeshtë – të kthejmë banorët. Për të rikthyer banorët duhet të rikthejmë ndjenjën e sigurisë dhe për të rikthyer ndjenjën e sigurisë duhet të rikthejmë sigurinë, gjë që do ta bëjmë”, vazhdoi ai.

Netanyahu komentoi gjithashtu situatën në kufirin me Libanin, duke thënë se Izraeli është i gatshëm të rivendosë sigurinë në veri me çdo mjet të nevojshëm.

“Në çdo rast, Hezbollahu duhet të kuptojë: Ne do të rivendosim sigurinë. Shpresoj që ta marrin këtë mesazh”, tha ai.

EMISIONET