Negociatat me Hamasin kanë përfunduar! Izraeli tërheq negociatorët nga Katari
Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi pretendon se Hamasi nuk ka përmbushur marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN.
Negociatorët ishin nga agjencia e inteligjencës izraelite Mossad. Ishte kreu i agjencisë, David Barnea, i cili tërhoqi ekipin.