Në Verona, jo vetëm për verë/ Samiti Rama-Vuçiç- Kovaçevski, "Ballkani i hapur" kapërcen kufitjë

“Open Balkan” po lëviz për herë të parë jashtë kufijve. Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovacevski zhvillojnë një samit në Italinë fqinje. Ata do të prezantojnë prodhimet rajonale në panairin e verërave në “Verona”.

Në Verona, jo vetëm për verë/ Samiti

Verërat ballkanike do të prezantohen në Itali. Në ekspozitën më të madhe në botë në Verona, marrin pjese Shqiperia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Përveç tyre, do të ketë më shumë se 4 mijë e 500 prodhues. 

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat Dimitar Kovaçevski vizitojnë stendën e “Ballkanit te Hapur” bashkë me Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani. 

Në këtë mënyrë, “Open Balkan” po lëviz për herë të parë jashtë kufijve për të tërhequr vizitorë të rinj në rajon. 

Në panairin "Vinitaly", tre vendet  promovojnë prodhimet e tyre ne  një ngjarje që nisi per here te pare ne Beograd vitin e kaluar dhe qe do te mbahet serish këtë nëntor atje.

Së bashku me 200 etiketat e verërave më të mira, drejtuesit e tre vendeve do t'u bëjnë një ftesë ekspozuesve dhe vizitorëve.

Fillimisht ata takohen prane një liqeni jo shumë larg Veronës ku dhe prezantojnë rezultatet më të rëndësishme të nismës "Ballkani i Hapur", si dhe planet që duhet t'ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe biznesmenëve të rajonit.

Disa nga këto kokluzione u paraqiten para pak ditesh edhe gjate vizites ne Beograd  te kryeministrit te maqedonise se Veriut Kovacevski.

Samiti i fundit i “Ballkanit të Hapur” u mbajt në sfondin e luftes ne Ukraine  dhe krizës energjetike, e cila konsiderphet sfida më e madhe për të tre vendet. Dimri ka kaluar, ndaj pritet që tashmë vëmendja të përqendrohet tek lejet unike të punës, një sistem i përbashkët pagesash, përfitime të reja për ekonominë.

EMISIONET