Në një moshë me të bijën! Aktori i famshëm fotografohet me të fejuarën 38 vite më të re
Aktori i famshëm, Dolph Lundgren, është duke shijuar një udhëtim me jaht luksoz së bashku me të fejuarën e tij, Emma Krokdal, dhe vajzat Ida e Greta. Ata ndodhen me pushime në Greqi.
“Daily Mail” shkruan se 65-vjeçari dukej në humor të mirë gjatë një shëtitjeje argëtuese me jaht, e cila vjen disa javë pasi ai zbuloi se iu dhanë ‘dy deri në tre vjet’ për të jetuar mes betejës tetëvjeçare të kancerit.
Ylli i filmave aksion u mbështet nga e fejuara e tij Emma, 27 vjeçe, e cila kishte veshur bikini të zeza. Bukuroshja, e cila është 38 vjet më e re se Dolph, kishte vënë një palë syze dielli të errëta dhe bizhuteri të thjeshta.
Ata u zhytën me radhë në ujërat freskuese të oqeanit. Ndërsa në momente të tjera ata uleshin në kuvertë duke biseduar dhe duke ngrënë.
Me gjithë problemet e tij shëndetësore, Dolph ishte i buzëqeshur teksa kalonte kohë cilësore me të fejuarën e tij dhe dy vajzat, 27 dhe 21 vjeç.
Ndërkohë kujtojmë se ylli së fundmi zbuloi se ai ka qenë duke luftuar me sëmundjen e kancerit prej tetë vitesh dhe spekuloi nëse përdorimi i tij i tejkaluar i steroideve për ‘bodybuilding’ është fajtor për këtë.