Në Buffalo, Biden dënon racizmin, mban zi për viktimat

Në Buffalo, Biden dënon racizmin, mban zi për viktimat

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden bënë nderimet e tyre të martën në një përkujtimore të improvizuar për 10 personat e vrarë në sulmin supremacist të bardhë në Buffalo.

Biden dhe  zonja e parë e SHBA vendosi një buqetë me lule të bardha në memorialin e luleve, qirinjve dhe mesazheve tw ngushëllimit jashtë supermarketit Tops, ku të shtunën një i ri i armatosur shënjestroi zezakët në sulmin më vdekjeprurës racist.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti dhe zonja e parë "do të pikëllohen me komunitetin që humbi 10 jetë në një të shtëna masive të pakuptimtë dhe të tmerrshme". Tre persona të tjerë u plagosën. Pothuajse të gjitha viktimat ishin me ngjyrë, duke përfshirë të gjithë ata që vdiqën.

Të hënën, Biden i bëri një nderim të veçantë një prej viktimave, oficerit të policisë në pension Aaron Salter, i cili punonte si roje sigurie në dyqan. Ai tha se Salter "dhuroi jetën e tij duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët".

Hetuesit po shikojnë lidhjen e Gendron me atë që njihet si teoria e "zëvendësimit të madh" , e cila në mënyrë të pabazë pretendon se njerëzit e bardhë po pushtohen qëllimisht nga racat e tjera përmes emigracionit ose niveleve më të larta të lindjeve.

EMISIONET