Ndotja e ajrit lidhet me pothuajse një milion jetë të humbur

Ndotja e ajrit lidhet me pothuajse një milion jetë të humbur

Pothuajse një milion foshnje para ose gjatë lindjes mund t'i atribuohen ndotjes së ajrit, sipas studimit të parë global.

Hulumtimi vlerësoi se pothuajse gjysma e foshnjave të lindura të vdekura mund të lidhen me ekspozimin ndaj grimcave të ndotjes, më të vogla se 2.5 mikron, të prodhuara kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

Studimi përfshiu 137 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Hulumtimi është i pari që vlerëson numrin e vdekjeve të fetusit. Puna u bazua në të dhënat nga më shumë se 45,000 lindje të vdekura dhe lindje të gjalla.

Studimi epidemiologjik nuk ekzaminoi sesi ndotja e grimcave të vogla mund të shkaktonte humbjen e jetës së foshnjave në barkun e nënës.

Hulumtimi, i botuar në Nature Communications, përdori të dhëna lidhur me dz faktorët e marrë në shqyrtim midis 1998 dhe 2016 nga 54 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme (LMIC), duke përfshirë Pakistanin, Indinë dhe Nigerinë.

EMISIONET