NATO thotë se nuk do t'i njohë kurrë 'pseudo-referendumet' ruse

NATO thotë se nuk do t'i njohë kurrë

NATO dënoi sot planet e Moskës për të mbajtur referendume në territoret e pushtuara ukrainase dhe u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Aleancës që të refuzojnë "përpjekjet flagrante të Rusisë për të pushtuar territore".

“Referendumet simuluese në rajonet e Ukrainës të Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë një shkelje flagrante e Kartës së OKB-së”, tha në një deklaratë Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës politik i NATO-s.

“Aleatët e NATO-s nuk do ta njohin aneksimin e paligjshëm të territorit. Këto toka janë ukrainase”, nënvizohet në të njëjtën deklaratë.

Referendumet për pranimin e rajoneve në Federatën Ruse do të mbahen nga e premtja deri të martën në territoret e pushtuara të Ukrainës lindore dhe jugore, të cilat së bashku përfaqësojnë rreth 15% të territorit ukrainas.

EMISIONET