NASA “shpëton” Tokën, misioni “Dart” devijon asteroidin

Për herë të parë, NASA do të demonstrojë teknologjinë e saj në mbrojtje të planetit nga kërcënime të mundshme siç janë asteroidët ose kometat. Objektivi është devijimi i trajektores së një asteroidi për të parë nëse mund të ndikojë në trupat qiellorë që kalojnë pranë Tokës.

NASA “shpëton” Tokën, misioni “Dart” devijon

Të gjithë e kemi parë në filma se çfarë do të ndodhte nëse një asteroid kërcënon tokën, ku astronautë të guximshëm kthehen në heronj.

Por si do të mbrohej toka përballë një kërcënimi real? Për të shmnagur këtë rrezik NASA për herë të parë do të bëjë testin duke shpërbërë një asteroid.

Strategjia më e madhe e mbrojtjes planetare e DART – e ndërtuar dhe e menaxhuar nga Laboratori i Fizikës së Aplikuar Johns Hopkins, Maryland – do të godasë asteroidin Didimos  që nuk është kërcënim për Tokën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Qëllimi është të ndryshojë pak lëvizjen e asteroidit në një mënyrë që mund të matet me saktësi duke përdorur teleskopë me bazë tokësore.

Asteroidi, që aktualisht ndodhet 11 milionë km larg Tokës, do të përplaset nga një sondë  mesnatën e së hënës deri të martën, për të qenë gati në rast të ndonjë kërcëmimi të mundshëm të planetit tonë. Goditja do të jetë sfidë e madhe pasi vetëm në rreth 50 minutat e fundit “Dart “do të jetë në gjendje të dallojë objektivin e tij.

"Na është dashur të zhvillojmë softuer që mund të interpretojë imazhet e marra nga anija kozmike, të kuptojë se cili është objektivi i duhur dhe të bëjë manovra si korrigjimi të kursit."

DART do të tregojë se një anije kozmike mund të lundrojë në mënyrë autonome drejt një asteroidi të synuar dhe të përplaset qëllimisht me të.

Është një metodë e quajtur ndikim kinetik dhe testi do të ofrojë të dhëna të rëndësishme për të ndihmuar njerëzimin të përgatitet më mirë për një asteroid që mund të paraqesë një rrezik goditjeje në Tokë, nëse do të zbulohet ndonjëherë.

EMISIONET