Murtezai: Regjimi i Assadit ka shkaktuar shumë viktima, sirianët janë detyruar të largohen nga shtëpitë
Valon Murtezai, profesor diplomacie në një intervistë në Ora News u shpreh se gjatë regjimit të Assadit shumë sirianë janë detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre.
Murtezai: Kjo është vazhdimësi e një qeverisjeje apo regjimi apo sundimi pothuajse 5 dekadash nga familja e Assad.
Një sundim i tillë ka shkaktuar shumë vuajtje dhe viktima.
Të gjithë jemi dëshmitarë të këtyre vuajtjeve që ka pësuar populli Sirian sidomos në këto 13 vitet e fundit.
Numri i madh i refugjatëve që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre.
Situata tanimë është kaotike, e vështirë se si do shkojnë ngjarjet.