Mumja e artë arkeologët egjiptianë zbulojnë sarkofagun e mbyllur për 4300 vjet

Egjipti ka bërë një zbulim të rrallë. Bëhet fjalë për një mumje të mbuluar me ar, që ka qendruar e mbyllur në sarkofag për plot 4300 vjet. Synimi i prezantimit të këtyre gjetjeve është rigjallërimi i industrisë së turizmit.

Mumja e artë arkeologët egjiptianë zbulojnë sarkofagun e

Egjipti vazhdon të mahnisë botën me zbulimet e tij. Arkeologët kanë gjetur një mumje të mbuluar me fletë ari dhe të mbyllur brenda një sarkofagu që nuk ishte hapur për 4300 vjet. Mumja mendohet të jetë një nga kufomat më të vjetra dhe më të plota jo mbretërore të gjetura ndonjëherë në Egjipt.

Eshtrat e njeriut të quajtur Hekashepes u zbuluan në një bosht 15 metra në një vend varrimi në jug të Kajros, Saqqara, ku u gjetën edhe tre varre të tjerë. Një prej tyre i përkiste një "rojtari të fshehtë".

Arkeologu Zahi Hawass, ish-ministri i antikiteteve, tha se të gjitha zbulimet datojnë nga shekulli i 25-të deri në shekullin e 22-të para Krishtit.

"Ky zbulim është kaq i rëndësishëm pasi lidh mbretërit me njerëzit që jetonin rreth tyre," tha Ali Abu Deshish, një tjetër arkeolog i përfshirë në gërmime.

Më e madhja nga mumiet që u zbuluan në nekropolin e lashtë thuhet se i përket një njeriu të quajtur Khnumdjedef - një prift dhe mbikëqyrës i fisnikëve.

Një tjetër i përkiste një burri të quajtur Meri, i cili ishte një zyrtar i lartë i pallatit, të cilit i ishte dhënë titulli "ruajtës i sekretit", dhe besohej se kryente rituale të veçanta fetare.

Një gjykatës dhe shkrimtar i quajtur Fetek mendohet se është varrosur në varrin tjetër, ku është zbuluar një koleksion i statujave më të mëdha të gjetura ndonjëherë në zonë.

Saqqara ishte një vend varrimi aktiv për më shumë se 3000 vjet dhe është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndodhet në atë që ishte dikur kryeqyteti i lashtë egjiptian Memfis dhe është shtëpia e dhjetëra piramidave.

Egjipti ka prezantuar shumë zbulime të mëdha arkeologjike në vitet e fundit, si pjesë e përpjekjeve për të ringjallur industrinë e të turizmit.

Qeveria shpreson se Muzeu i Madh Egjiptian, i cili do të hapet këtë vit pas vonesave, do të tërheqë 30 milionë turistë në vit deri në vitin 2028.

EMISIONET