Moti i keq në Itali, përmbytet varka me turistë, 1 viktimë dhe 4 të zhdukur

Moti i keq në Itali, përmbytet varka me turistë, 1 viktimë

Një varkë turistike 16 metra është përmbysur mbrëmjen e së dielës për shkak të një stuhie në liqenin Maggiore përballë Lisanzës, në komunën Sesto Calende.

Grupi, i përbërë kryesisht nga familje, po merrte pjesë në një turne turistik, kur papritur moti i keq shkaktoi përmbysjen e varkës.

Në bord ndodheshin 24 persona, 22 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Disa nga personat që ishin në bord arritën të shpëtonin veten. 3 persona janë zhdukur ndërsa 1 ka mbetur viktimë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shtatë autoambulanca si dhe specialistë të zjarrfikësve dhe zhytësve nga Milano dhe roja bregdetare. Alarmi është dhënë nga një tjetër varkë e cila ka parë pasagjerët në ujë./Albeu.com./

EMISIONET