Moti ekstrem në Bolivi, 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit
13 persona kanë humbur jetën dy ditët e fundit në Bolivi, pasi vendi është përfshirë nga valët e të nxehtit. Shërbimi meteorologjik njoftoi se në kufi me Argjentinën temperatura ka arritur deri në 44.9°C, duke thyer rekordin e vitit 1974, që ishte 43 gradë.
Ndërsa temperatura mesatare është vlerësuar midis 36 dhe 41 gradë Celsius. Ministria e shëndetësisë shpjegoi se secili nga rastet e humbjes së jetëve ka ndodhur për shkak të dehidratimit.
Ndërkaq, temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në ndezjen dhe përhapjen e zjarreve në gjithë Bolivinë, dhe anasjelltas.
Flakët kanë djegur 2.9 milionë hektarë gjatë këtij viti, sipas raportit të fundit nga Ministria Boliviane e Mjedisit.
Ndërsa Bolivia po vuan nxehtësinë, nga ana tjetër republika domenikane, po përballet me pasojat e përmbytjeve masive.
Numri I viktimave që humbën jetën për shkak të shirave të dendur ka shkuar në 23 dhe vendi ka shpallur 3 ditë zie kombëtare.
Fundjavën që kaloi ,shteti i Amerikës latine përjetoi mbi 48 orë shira intensivë dhe të pandërprerë, që kanë detyruar evakuimin e 17 mijë banorëve.
Qytete të tërë janë përmbytur, rrugë dhe ura janë të paaksesueshme por është ende herët për përllogaritjen e përgjithshme të dëmeve.
Edhe pse reshjet masive janë ndërprerë mesditën e së hënës, thuajse të gjitha provincat mbeten ende nën alarm.